E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbappe bën kërkesën për tu larguar nga PSG-ja, Reali hidhet në sulm
Sport

Mbappe bën kërkesën për tu larguar nga PSG-ja, Reali hidhet në sulm

Raportohet se Kylian Mbappe ka një kërkesë për Paris Saint-Germain.

Sipas televizionit spanjoll, El Chiringuito TV, Mbappe ka bërë një kërkesë te PSG-ja në mënyrë që të largohet këtë verë, pasi ka bërë me dije se e dëshiron një aventurë të re dhe një përgjegjësi më të madhe.

Gjithashtu raportohet se Real Madridi është i gatshëm që ta transferojë sulmuesin e talentuar, pasi Zinedine Zidane është duke tentuar të bëjë një revolucion në skuadër.g

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchle kishte bërë me dije se ai nuk mund të garantonte nëse lojtarët do të qëndrojnë apo do të largohen, pasi nuk është e gjitha në dorën e tij.

“Si trajner, dëshiroj që ata të vazhdojnë të qëndrojnë me ne, por ky është futbolli, nuk mund të tregohemi naiv. Vendimi do të jetë i tëri i tyre nëse duan të qëndrojnë apo jo”., ka thënë trajneri i parisienëve.

Francezi 20-vjeçar i shokoi të gjithë në muajin e kaluar kur tha se e ardhmja e tij mund të jetë diku tjetër, duke vendosur në lëvizje Real Madridin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.