E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 735 mijë të prekur e 39 mijë viktima në SHBA
Publik News

Mbi 735 mijë të prekur e 39 mijë viktima në SHBA

Në SHBA numri i personave të prekur nga COVID-19 arriti të dielën në mbi 735,197 ndërsa kanë humbur jetën më shumë se 39 mijë vetë sipas të dhënave të universitetin Johns Hopkins.

Nju Jorku vazhdon të mbetët shteti më i prekur nga pandemia në vend. Mëngjesin e së dielën, numri i rasteve të konfirmuara në rang shteti i kishte kaluar të 240 mijët. Të shtunën guvernatori i shtetit Andrew Cuomo tha se disa tregues sikurse shtrimet në spital po përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që kriza ka arritur në një pikë kthese.

d4a06bd5-43fe-4b10-b821-b74f903da9d5_w1023_r1_s

Cuomo tha se të premten ishin regjistruar 540 raste të reja vdekjesh si pasojë e virusit nga 630 një ditë më parë, shifra kjo më e ulët që nga 1 prilli. Por ai shtoi se numri i shtrimeve të reja në spital ishte ende rreth 2,000 në ditë. Zoti Cuomo bëri thirrje qeverisë federale për më shumë mbështetje financiare për të zgjeruar testimin e popullatës dhe për të parandaluar një goditje tjetër të pandemisë pas rihapjes së ekonomisë.

Ndërkohë në një linjë me qeverinë kineze dhe zyrtarët e Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar mbi Biosigurisë në Wuhan hodhi poshtë në mënyrë agresive pretendimet se ky laborator mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke e etiketuar si “teori konspirative”.

Në një intervistë të shtunën për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se “nuk ka asnjë mundësi” që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

Pekini është kritikuar për mungesë transparence në trajtimin e pandemisë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po hetojnë nëse virusi e ka patur origjinën nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator për biosigurinë./ VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.