E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 90 MILIARD Lekë nga taksat tona i ka dhënë Rilindja oligarkut
Lajme

Mbi 90 MILIARD Lekë nga taksat tona i ka dhënë Rilindja oligarkut

Një shumë që mund të cilësohet e frikshme me plot gojën i është dhënë Pëllumb Salillarit vitet e fundit kryesisht nga Bashkia Tiranë, ARRSH e FSHZH.

Për 3 vite (2019-2022) ky oligark qeveritar ka përfituar mbi 90 MILIARD LEKË nga Thesari i Shtetit.

Ndërkohë që dje u bë publik një rast se si disa persona që hiqeshin si Edi, të cilin oligarku e quante “shef” donin t’i zhvasnin 150.000€ Salillarit, ky i fundit e denoncoi rastin në polici.

Oligarku ka marrë 90 Miliard Lekë duke mashtruar me procedurat e tenderimeve publike i favorizuar nga qeveria.

Salillari njihet si një nga klientët e preferuar të qeverisë, i cili gjykuar nga gjuha e komunikimit të përdorur me shefin, është thjesht vegël e këtij të fundit dhe është i përdorshëm për të pastruar paratë që qeveritarët në bashkëpunim me këta oligarkë kukulla pastrojnë nga paratë e tenderave të vjedhura qytetarëve shqiptarë.

Klient i marrëveshjeve klienteliste është oligarku për të cilin janë qindra rregulla e janë ndryshuar shumë kritere në favorizimin që i është bërë për ta shpallur fitues në procedurat e prokurimeve publike.

Ja shumat galopante të përfituara ndër vite nga Buxheti i Shtetit, ndërsa shkeljet të cilat duhen hetuar nga SPAK i kanë rënë mbi shpinë gazetarëve investigativë, të cilët do t’i zbardhin shumë shpejt.

*Të gjitha vlerat e mëposhtme janë për Salillari shpk si operator i vetëm i shpallur fitues, pa përfshirë bashkime me operatorë të tjerë ekonomikë të shpallur fitues në procedurat e tenderimeve publike*

Tendera të marrë nga pushteti lokal, kryesisht nga bashkia Tiranë, në vlerën e 42 Miliard Lekëve

Tendera të marrë nga Dritan Agolli i FSHZH në vlerën e 23 Miliard Lekëve

3 tendera nga kompanitë shtetërore në vlerën e 8 Miliard Lekëve pa TVSH të marra nga Ergys Verdho i KESH dhe UKT

41 Miliard Lekë për 5 tendera nga ARRSH

Vetëm për vitet 2019-2022, Salillari ka derdhje për 307 transaksione nga Thesari i Shtetit në vlerën e mbi 90 Miliardë Lekëve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.