E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi profesionin e avokatit
Publik News

Mbi profesionin e avokatit

Ai ishte pedagog dhe jepte mësim në fakultetin e juridikut, studimet master. Atë ditë hyri me nxitim në sallën e leksioneve. Ishte ora e fundit dhe pas një muaji, të gjithë studentët e tij do të diplomoheshin dhe do ushtronin profesionin e avokatit.

Dukej gjithë nerva kur hyri në sallë.
Pa asnjë arsye logjike ia nisi t’i bërtasë dhe të kritikojë studentin më të mirë në sallë. Nuk zgjati shumë dhe e urdhëroi të dalë jashtë.
Dhe studenti, i çuditur nga kjo sjellje, nuk pati zgjidhje tjetër dhe doli.

Profesori vazhdoi të shpjegojë mësimin e fundit, deri në përfundim të orës së mësimit.

Para se të largohej, u tha studentëve:”Të gjithë jeni të ngelur në këtë lëndë! Nuk ka rrugë tjetër veçse ta përsëritni lëndën vitin tjetër!” pastaj u largua.

Studentët e ngritën shqetësimin e tyre tek dekani dhe ky i fundit, i mblodhi të gjithë, studentët dhe pedagogun e tyre,që i kishte ngelur, për t’i dëgjuar të gjithë bashkë.

Kur e pyeti pegadogun, përse i kishte ngelur në lëndën e tij, ai u tha:”Ata ishin të pranishëm dhe e panë me sytë e tyre padrejtësinë që iu bë kolegut të tyre, i cili u kritikua dhe ofendua, mandej u nxorr nga klasa pa bërë asgjë!

Asnjëri nuk foli dhe nuk protestoi! Madje, as studenti që u nxorr jashtë nuk protestoi dhe nuk u ankua.

Prandaj, gjykoj që këta studentë nuk e meritojnë besimin tonë, për t’u punësuar si avokatë.

E çfarë ndihme mund t’u ofrojnë njerëzve të persekutuar ndërkohë që këta nuk ndihmojnë dot veten?!

Të heshtësh ndaj një padrejtësie është zullum.
Të gjithë heshtën dhe të gjithë janë zullumqarë!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.