Mblidhen 1.15 miliard euro për Shqipërinë
Ditën e sotme në Bruksel u zhvillua konferenca e donatorëve për “rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit” të 26 nëntorit.

Në të morën pjesë 100 shtete, nga kontributi i të cilave u arrit të mblidheshin gjithsej 1.15 miliardë euro.
Ishte kryeministri Edi Rama që gjatë fjalës së tij para nisjes së dhënies së donacioneve iu lut këtyre vendeve të ndihmonin Shqipërinë, madje ai nuk nguroi edhe të përmendte negociatat.
Po në një video siguruar nga gazetari i “Panorama” në Bruksel, Mariglen Kume, kryeministri Rama dëgjohet të thotë që është i shokuar.
Gazetarët: Zot Rama i kaluat pritshmëritë?
Edi Rama: Të më kalojë shoku, pastaj flasim prapë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



