Mblidhet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ja çfarë do të diskutohet në rend dite
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00 ku do të shqyrtohen disa kërkesa.
Mes rendit të ditës do të jetë edhe miratimi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.
Njoftimi i plotë:
Pershendetje!
Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, sot, date 16.03.2021, ora 17:00 zhvillon mbledhje me kete rend dite:
1- “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Iljaz Jashar Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Lezhë”’;
2- “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Kreshnik Luan Merxhani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër”;
3- “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Boiken Xhelal Abazi ,si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë”;
4- “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
5- “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
6- “Për verifikimin e deklarimeve në formularine vetdeklarimit të kandidatit për deputet në zonën zgjedhore qarku Berat, z. Arels Arben Pajollari, të subjektit zgjedhor partia Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
7- “Për caktimin e Vendeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
8- Projektudhëzim “Për procedurat e hedhjes së shortit për caktimin e partive politike që propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



