E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet në barazim supersfida Çelsi-Mançester Junajtid
Sport

Mbyllet në barazim supersfida Çelsi-Mançester Junajtid

Çelsi barazoi me Mançester Junajtid  në shtëpi me rezultatin 1-1. Loja ishte e luftuar nga të dyja anët.  Një lajm i mirë për londinezët është rikthimi i Lukakut pas dëmtimit. Ronaldo nga ana tjetër u fut zëvendësues.

Vendasit ishin më kërkues në fushën e lojës, ndërsa Junajtid priste të dilte me kundërsulm. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh me Sançon. Anglezi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe i vetëm përballë portierit nuk e pati të vështirë të shënonte.

Çelsi u hodh në sulm për të kërkuar barazimin dhe e gjeti në minutën e 69’. Zhorzhinjo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pati minuta dhe për Romelu Lukakun, i cili u kthye nga një dëmtim i rëndë.

Me këtë barazim Çelsi mbetet në vendin e parë në renditje me 30 pikë, por që rrezikohet nga Mançester Siti. Junajtid nga krahu tjetër shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e tetë.

ÇELSI- MANÇESTER JUNAJTID 1-1

68′ Zhorzhinjo/50′ Sanço

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.