Mbyllet protesta e opozitës
Mes entuziazmit dhe brohorimave është mbyllur protesta e opozitës para Kryeministrisë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dha mesazhe shumë të forta për rininë, duke i ftuar t’i bashkohen revolucionit.
Kreu i demokratëve paralajmëroi se në ritmet që vendi ynë po ecën sot për shkak të keqqeverisjes do të kthehet në një vend trafikantësh, me ndërtesa boshe dhe kampe trafikantësh.
Gjithashtu u bëri thirrje edhe socialistëve të bashkohen në revolucion, pasi idealet e tyre nuk përfshijnë vjedhjet apo shkatërrimin e vendit.
Kujtojmë se qindra qytetarë mbërritën sot nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Vlora, Shkodra, Dibra, Saranda, Selenica, Himara e të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



