Mbyllet shtëpia e Meghan dhe Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar
Ky vendimin i tyre nuk pritej nga askush, megjithatë vendimi i çiftit u respektua dhe tashmë Harry dhe Meghan po përgatiten për të qëndruar në Kanada.
Meghan dhe i biri kanë udhëtuar më parë drejt këtij vendi, ndërsa Princ Harry do t’i bashkohet më vonë, pasi të përfundojë disa angazhime private në vendin e tij.
Duke qenë se nuk do të jetojnë më në Mbretërinë e Bashkuar, shtëpia e Meghan dhe Harry-t, Frogmore Cottage është në proces mbylljeje.
![]()
Stafi i shtëpisë së tyre është transderuar në detyra të tjera brenda pallatit mbretëror, ndërsa kuzhinierët dhe shërbyesit janë urdhëruar të mos i ofrojnë më shërbimet e tyre në rezidencën e çiftit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



