E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e RTV Ora ,thirrja  e Bushatit: Çdo gazetar që hesht, ‘WC’ e Edi Ramës
Lajme

Mbyllja e RTV Ora ,thirrja e Bushatit: Çdo gazetar që hesht, ‘WC’ e Edi Ramës

Gjobat dhe kërkesa e ISSH për mbylljen e RTV Ora është tema e ditës në vend duke sjellë reagime si nga politika ashtu edhe nga bota e medias.

Më i fundit është gazetari dhe analisti i njohur ANdi Bushati, i cili kërkon reagimin e të gjithë gazetarëve.

Sipas Bushatit, kush nuk reagon nuk është gjë tjetër veçse “WC’ e kryeministrit Edi Rama.

“Nëse mbyllet qoftë edhe një emision apo sinjal televiziv me urdhrat e atij që po sillet si Kaligula (kur në gjithë perëndimin programet zhvillohen me 4 apo më shumë veta në studio), çdo gazetar që hesht, apo çdo drejtues emisioni që vazhon të punojë me formatin e Ramës, nuk është asgjë më shumë se WC e tij”, shkruan në Facebook Andi Bushati.

Image

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora sipas rregullave të caktuara nga Edi Rama.

Kjo vjen një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë nga i njëjti institucion.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.