“McGonigal” pjell surpriza
Basir Çollaku

Aktivisti bën drejtësinë Çetë Turpi, Partia Socialiste e Posaçme
Kush beson se aktivistët, e aplikacionit të Partisë Socialiste në Prokurori, Gjykatë, Polici, KLP, KLGJ, KPK, KPA, do të hetojnë Edi Ramën, për dosjen në gjykatë në SHBA, për veprimet e tij jo të ligjshme, së paku ato të kryera në Shqipëri?! Nëse dikush vendas apo i huaj, e beson këtë përrallë, atëherë, ai apo ajo, kanë nevojë emergjente për mjek mendor. Në një vend normal, ai zotëria zaptues i zyrës së kreut të Ekzekutivit, do të ishte ish-kryeminsitër me vetëlargim. Por në Shqipëri, duhet tjetër muzikë përgjegjshmërie, të ndodhë kjo. Mbi 40 prokurorë, afro 30 gjyqtarë, qindra oficerë policie, me duar në aplikacion, për të bërë like e share PS-në, Edi Ramën, ministrat. Dhe këta janë sevdallinjt e ligjit? Nuk ka formulë pagëzimi që ta pranon këtë mesele. Këta janë një Çetë Turpi.
Por çdo e keqe ka një të mirë
Përtej adminsitratës fatkeqe e cila ndihet e tredhur nga dhuna e pushtetit, po ndalojmë të Drejtësia.
Treguesi publik pas kësaj transparence informative, rrëfen se si Edi Rama ka shkërmoqur atë të shumëpriturën Drejtësi e Re. Drejtues institucionesh, ish të tillë, komisionere të komisioneve të dy shkallëve të rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, oficerë. Të gjithë këta afro 10 përqind e sistemit, në këtë pjesë të publikuar deri tani, se ka dhe shumë të tjerë, kanë lënë mënjanë dosjet dhe marrin ndër duar aktivistin e partisë, për të shpërndarë dritën e qeverisë, sukseset e saj mbresëlënëse, për të grumbulluar e tejkaluar normën e pikëve vënë nga Partia. Zoti ju mëshiroftë. Ata hetues të shkeljeve, janë pjesë e shkeljeve ligjore, veprave penale, në këtë proces politik agresiv, në institucionet e drejtësisë. Gjoja të pretenuara të reja, të pretenduara të pavarura, të pretenduara se janë bërë edhe me lek partnerësh, taksapaguesish amerikanë dhe evropianë. Po partnerë të fortnderuar amerikanë. Paratë e taksave tuaja, po shkojnë për Fb e Partisë Socialiste në Shqipëri, faqen e Edi Ramës në fb, si një agjenci reklame elektorale partiake e qeverisë, që Rama, i hetuari prej jush në USA, të qëndrojë nëpërmjet grabitjes, sërish në pushtet.
Por, Aktivistët prokurorë, policë, gjyqtarë, klp-istë, e klgj-istë, kpk-istë, kpa-istë, janë hedhur në aksionin e fasonerisë së Ramës, nëpër zyrat e tyre jo thjesht me like dhe share, por duke shërbyer çdo mundësi përdorjeje, ta largojnë shefin nga dosja “McGonigal-Rama”. A kanë shtypur gishtin e Partisë Socialsitë këto aktivistë të vettingut, kur kanë larguar prokurorë e gjyqtarë që nuk ua donte shefi. Kjo duhet hetuar thelbësisht sepse ka ndodhur.
Çpo ndodh?
Edi Rama aktualisht në hetim, nesër potencialisht i pandehur, një non grata serioze për USA, pas përfshirjes në shumë paudhësi korruptive antidemokratike, me drejtorin e kundërzbulimit të FBI të Nju Yorkut, agjentin Charles, me kinezë dhe rusë të sanksionuar, përmendur së paku 14 herë në aktakuzën në Gjykatë në Uashington, po përpiqet të shpëtojë fundshpinën me gjithë karrike, nëpërmjet kaosit. Ky lajm është vrasësi i kohës së shkurtuar të kryeministrit Rama. Fabrika informative e qeverisë në një trysni të madhe nga ky zhvillim drejtësisë amerikane, ka nisur prodhime lajmesh, përdorje institucionesh, regji televizionesh, me përpjekjen të harrohet disi dosja “Rama-McGonigal”. Këtu kemi një kriminalizim të medies, e cila në masë dërrmuese është në prehërin financiar të Edi Ramës.
Pas një javë të gripit penal të Ramës, fshehur nga çdo kominikim, nisi të nxjerrë veten jashtë ngujimit. Pikërisht kur punishtja e “fugës” po sillte ngjarjet e porositura enkas prej tij. Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla kishin pranuar ndërkohë publikisht takimet me agjentin e FB. Por ashtu belbacukë nga telashet, nuk u squkën më tej, në veprimet dhe arsyet e takimeve informale për punë formale me agjentin Charles. U bënë fotokopje padive të vjetra për 21 janarin dhe Gërdecin, vetë mister 184-a, ministri Ulsi Mania, kërkoi me ngulm SPAK, të nisë hetimet e mëdha, të njëjtëve aktivistë hetues të këtyre ngjarjeve, kur ata gjendeshin te Krimet e Rënda. Kur Kongresi amerikan ngriti Komitet Hetimor për McGonigal dhe FBI për përdorjen e saj duke përfshirë Ramën në porositë për të asgjesuar opozitën, duhej një marsh më tepër nga Aktivistët e Drejtësisë së Partisë. U arrestua me zhurmë tërmeti zyrtarja Alda Klosi, historia e 700 mijë eurove, të sistemuara nga sanitarja Rozetë. U nxor vakët e turbull lajmi mediatikisht jo institucionalisht, për arrestimin e Stela Gugallës në Austri, ndonëse adresa e saj dihej prej kohësh dhe dosja ishte gati gjithashtu. Madje prej motesh e sot aktualisht paratë për kompaninë e Zotos e Gugallës jepeshin muaj për muaj nga kryebashkiaku Veliaj. U fabrikua lajmi se po hetohej Arben Ahmetaj, për lidhje me dosjen e Klosit e ca të inceneratorëve, ndonëse Gjiknuri, Ahmetaj Agaçi, prej kohësh ishite lajmëruar nga SPAK se po hetoheshin veprimet e tyre kur drejtonin ministritë vendimmarrëse rreth çështjes.
Nuk u tha se si kishte marrë oligarku Oleg Deripaska i sanksionuar nga USA, ndihmuar nga Mc Gonigal, përfitues afro 20 milionë euro punë në rindërtimet e banesave të tërmetit, ku Ahemtaj ishte në krye të punëve, apo koncension HEC-esh, kur tërmeti ishte ministër. As nuk u tha se hetohej edhe i përfrshirë në hitorinë e puseve të naftës për kompanitë ruse. Saktësisht ai numri dy I Partisë Socialiste, Kryeaktivisti, ministri deklarues se takohej me agjentin e FBI në hetim. Këtyre lajmeve të cilat SPAK i ka lënë të rrëshkasin në kaos, nuk u shton qëndrimin se përse nuk është marrë në hetim apo edhe i pandehur, Erion Veliaj.
Pasi faktet e përfshirjes së tij në dosjen miliardëshe të Inceneratorëve, janë ulëritur mediatikisht pafundësisht herë. As nuk shprehet Aktivisti “SPAK”, përse nuk ngre akuzë për organizatë kriminale për Inceneratorët. A mundet të jenë në rradhë Spiropali, Xhaçka, Beqja, Balla, bashkiakë e pushtetarë të tjerë në rrethin McGoinigal-Deripaska-Rama? Njerëzit e drejtësisë kushdoqofshin kanë bindjet e tyre dhe janë të lirë në zgjedhjet e bëra. Por angazhimi ekstrem i kësaj kupole, medemek të re, me sjelljë të stërvjetër, si klikues të facebook-ut të Edi Ramës, Erion Veliajt, ministrave, zhbën publikisht Reformën, në mënyrën më të shëmtuar.
Zonja Ambasadore Kim, në vizitat e saj mbështetëse, duhet të marrë vesh se paska takuar një grupseksion aktiv të Partisë Socialiste në zyrat e “pavarura” dhe jo punëtorë të drejtësisë. Me këto Aktivistë, Rama në ngjarjen e rëndë McGonigal, ndjen garanci se ka miq të heshtur që nuk e trazojnë.. FBI me sa duket ka shumë punë në Tiranë, sepse ata nuk shkarkojnë aplikacionin e Ramës, Aktivisti..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



