Me çfarë parashë ushqehen partitë politike?
Sot, ambasadorët(e radhës) bënë apelin(e radhës) që partitë të bëjnë transparencë me financimet.
KQZ tha se duhet bërë transparencë – Ky është institucioni që duhet ti verifikojë shpenzimet e partive.
PS tha se duhet bërë transparencë- Kjo parti nuk ka bërë asnjëherë transparencë për paratë që kanë ushqyer makinerinë e saj elektorale.
PD tha se duhet bërë transparencë- Kjo parti nuk ka bërë asnjëherë transparencë për paratë që kanë ushqyer makinerinë e saj elektorale.
Kush duhet ta bëjë transparencën? Kujt ia kërkoni?
Zotërinj ambasadorë, ne e dimë që ju e dini, por edhe ne e dimë që:
Paratë që ushqejne partitë në fushatë, dhe jo vetëm, janë paratë e tenderave, janë paratë e koncensioneve, të PPP-ve, janë paratë e oligarkëve, janë ata që paguajnë kostot e fushatës sot dhe i mbarrin mbrapsht ato para, dhjetëfish, duke zhvatur paratë publike në formë korruptive.
Por janë edhe para trafikantësh, nga ata që ju bërtisni që të mos futen në lista.
Nëse doni transparencë, provoni gjatë fushatës që partitë t’ju tregojnë sa para derdhën në llogaritë e tyre bankare, bëni një investigim sa shpenzime bëjnë realisht(afërsisht) dhe sa do të raportojnë në KQZ.
Një burektore ka tri kasa fiskale dhe kontrollohet tri herë në muaj.
Partitë nuk kontrollohen asnjëherë, nga askush!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



