Me një raketë amerikane, Ukraina vret 12 oficerë rusë
Dymbëdhjetë oficerë rusë mendohet se janë vrarë në një sulm të vetëm me raketë teksa forcat e armatosura të Ukrainës i kanë shkaktuar humbje ndëshkuese Rusisë me armë të furnizuara nga Amerika.
Sulmi kishte për shënjestër një post komandimi në aeroportin Chornobaivka, pranë qytetit jugor të Kherson, që është i pushtuar nga rusëy dhe thuhet se i ka marrë jetën të paktën një gjenerali dhe një koloneli, ndërsa është kryer me raketat amerikane “HIMARS”.
Video tregon atë që duket të jetë një depo municionesh në bazë duke shpërthyer, ndërsa kanalet ruse të Telegramit raportojnë se Putini është i indinjuar nga paaftësia e sistemeve anti-ajrore të Rusisë S-400 për të mbrojtur forcat e tij të armatosura.
Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina po përgatit ushtrinë e saj me 1 milionë trupa për një ofensivë të madhe rreth Khersonit, duke synuar të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në fillim të konfliktit.
Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov zbuloi se Presidenti Zelensky u ka dhënë gjeneralëve të tij urdhra për të hartuar plane për sulmin dhe për të dalë me një listë të pajisjeve që u nevojiten për të kryer detyrën.
Video tregon atë që duket të jetë një depo municionesh në bazë duke shpërthyer, ndërsa kanalet ruse të Telegramit raportojnë se Putini është i indinjuar nga paaftësia e sistemeve anti-ajrore të Rusisë S-400 për të mbrojtur forcat e tij të armatosura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



