Më pëlqen dreqi e mori, vëndi im!
Edhe pse na i ka sjellë shpirtin në fyt , më pëlqen vëndi im . Më pëlqen dreqi e mori :
– Se ka një det ta pish në kup kristal.
– Se përpara bakllavait çam s’ke ce do milfein .
– Se karpuzin e blejmë të tërë jo thela, thela
– Se mezen që shoqëron rakinë tradicionale nuk e arrin asnjë menu gurme.
– Se kafen e pimë me nge pa na djegur gjuhën.
– Se të gjithë shajmë shtetin , po të gjithë vdesim për një vend pune në shtet.
-Se edhe kur s’kemi lek , kafenetë janë plot.
– Se kur nuk zgjidhim dot një hall themi: ka ditë nesër.
– Se e mirë është pianua dhe flauti , por si tingulli i fyellit dhe i klarinetës nuk ka .
– Se çastet e vështira i kalojmë me miq jo me psikologët.
– Se si receta e gjellës ” alla shqiptarce” nuk ka.
– Se kur ne ndërtuam qytetërimet ilire bota flinte mbi pemë.
– Se kur ke djathë të bardhë, as që ke arsye të shikosh djathë guda.
– Se askush tjetër nuk mburret për prejardhjen aq sa ne.
– Se kemi 1001 difekte , por prapë luftojmë të ecim përpara.
– Se kur njëri thërret ” o vllai” në rrugë të gjithë kthejnë kokën.
– Se kur diskutojmë për dietën jemi të gjithë në tavolinë dhe hamë.
– Se prindërit tanë nuk harrojnë se ne ekzistojmë sapo mbyllim 18 vjeç.
– Se ngjyrën e kaltër e shohim në qiell nuk e ngjyrosim me laps.
– Se jetojmë këtu 12 muaj të vitit atë që bota punon dhe ëndërron ta shijojë 1 javë.
– Se jemi vënd i varfër , por më njerëz të pasur.
– Se kishim stërgjyshër të lindur ” gangstera” që na lanë diçka në ADN.
– Se flasim brënda 2 muajve shkëlqyer një gjuhë të huaj , por shqip nuk mundet askush….
E sa e sa të tjera që duhet ti kujtojmë e të hedhim rrënjë e ta gjallërojmë këtë vënd.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



