E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më vinte inat për Arbanën e Ledionin”, Turi rrëfen pengun e jetës
Showbiz

“Më vinte inat për Arbanën e Ledionin”, Turi rrëfen pengun e jetës

Moderatori dhe producenti i njohur Turjan Hysko ka folur pa filtra për pengjet, xhelozitë dhe ambiciet e tij gjatë një karriere 20-vjeçare në ekran.

I ftuar në podcastin e Dalina Buzit, Turi rrëfeu se një nga pengjet më të mëdha profesionale mbetet fakti që nuk ka punuar kurrë në Top Channel dhe nuk ka pasur mundësi të njohë nga afër Dritan Hoxhën, themeluesin e këtij televizioni.

“Një nga pengjet profesionale që kam është që nuk kam njohur Tan Hoxhën. Nuk kam shkuar akoma në Top Channel, për ta mbyllur ciklin e plotë të televizioneve,” u shpreh Turi.

“Kam qenë xheloz për Arbanën, Ledionin dhe Portokallinë”

Duke folur për vitet kur “Top Channel” dominonte me spektakle të mëdha, si Kënga Magjike, Top Fest dhe Big Brother, Turjani pranoi se ka ndjerë xhelozi profesionale për kolegët që prezantonin ato formate.

“Kur shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother-in, aty më kapte trishtimi. Arbana ka qenë fantastike, Ledioni shumë i zoti, Goni me Amin, Xhemi – shumë të fortë me Portokallinë. I shihja dhe më vinte inat, sepse e dija që mund ta ‘kafshoja’ atë skenë,” – tha ai me sinqeritet.

Moderatori shtoi se kjo xhelozi ishte motivuese, por që me kalimin e viteve ajo është zëvendësuar nga qetësia dhe reflektimi.

“Në atë kohë ndihesha xheloz, tani jo. Ika nga televizioni sepse nuk kisha çfarë të bëja më. Nuk kthehem pa pasur një punë të tretë,” tha ai duke lënë të kuptohet se kthimi në ekran nuk është prioriteti i tij për momentin.

Turjani, i njohur për produksione si Duplex, Apartamenti 2XL dhe Klanifornia, la të kuptohet se televizioni është një etapë që mund të mos e rikthejë më, duke iu përkushtuar bizneseve dhe projekteve jashtë ekranit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.