Media spanjolle zbulon ‘aktrimin’ e Florentino Perez me Luka Modric
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk ndalet së lavdëruari Luka Modricin, pasi lojtari fitoi “Topin e Artë”.
Por e përditshmja spanjolle, “El Confidencial”, shkruan sot se dashuria ndaj futbollistit kroat është vetëm “aktrim”.
Kreu i madrilenëve ka vendosur tashmë ta shesë mesfushorin gjatë merkatos së verës dhe se tashmë ka nisur të shqyrtojë ofertat e klubeve europiane.
Perez thuhet se dëshiron të rifreskojë skuadrën dhe paratë për blerjen e lojtarëve dëshiron t’i gjejë në shitjen e Luka Modricit, Gareth Balet dhe Iscos.
Modric është në moshën 34-vjeçare dhe Reali i duhet t’i ofrojë një kontratë të re nëse dëshiron ta mbajë lojtarin.
Bale nuk ka justifikuar paratë e investuara dhe ka të ngjarë të kthehet në Angli gjersa Isco është i pakënaqur me trajnerin e ri dhe po përgatitet të largohet.
Nga ana tjetër, Reali është duke kërkuar shërbimet e Hazardit, por edhe të Neymarit dhe Kylian Mbappe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



