Mediat dolën bllof me një skelet avioni
Artur Korriku
Aq të sëmura janë mediat në vendin tonë saqë një avion pa motor e bënë avion transporti droge.
Është fjala për një skelet avioni të shfaqur në breg të detit në Dhërmi ditën e djeshme.
Sapo e panë, mediat tona nxituan të bëjnë krahasimin me avionin e Riformatos që ngeci në Divjakë disa vite më parë ,pa u thelluar në detaje.
U bënë edhe aludime për qëllimet e këtij avioni .
Sipas tyre ai ishte përshtatur për ulje edhe në det.
Asnjë prej këtyre mediave nuk u mundua të bëjë hetimin për këtë avion,për me tepër që në trupin e tij ishin të stampuara edhe simbolet e republikës tonë.Nuk u interesuan të dinin se nga erdhi ky avion.Pse mu në buzë të ujit ?Pse ka stemën e republikës në trup?Kur u ul?Si u ul? etj detaje.Për më tepër një MiG që ulet në det ?!
Por e vërteta ishte krejt ndryshe.Avioni ishte pa motor.Ishte një instalacion në shërbim të turizmit.
Pronari e kishte marrë dhe përshtatur në mënyrë që turistët ta vizitojnë dhe të bëjnë foto.Ishte pra një skelet avioni.
Asnjë kërkesë për ndjesë nga ana e mediave në adresë të ndjekësve të tyre për gënjeshtrën që ju servirën.
Mediat te ne janë bërë për ti qarë hallin që i ka zënë.Ndaj besueshmëria e tyre është gjithnjë e më e pakët.
A.Korriku Durrës me 1 maj 2019
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



