E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat e huaja jehonë tensioneve në Kuvend
Lajme

Mediat e huaja jehonë tensioneve në Kuvend

Kaos, dhunë dhe flakadanë

Seanca plenare e zhvilluar dje në Kuvend u shoqërua me tensione të forta dhe akte dhune, pas përplasjeve fizike mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës. Situata u përshkallëzua pas kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çka ndezi reagime të ashpra nga opozita.

Flakadanët dhe tymueset u rikthyen në sallën e Kuvendit, ndërsa opozitarët kërkuan transparencë mbi akuzat dhe tentuan të ndërprisnin zhvillimin e seancës. Incidentet shpërthyen në momentin kur deputetët e opozitës u përpoqën të pengonin anëtarët e qeverisë të zinin vendet e tyre, duke çuar në ndërhyrjen e Gardës.

Ngjarjet e sotme nuk kaluan pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i kushtuan hapësirë kaosit në Kuvend, në mbyllje të sesionit të fundit parlamentar për këtë vit. Media si Reuters, Fox News, The Telegraph dhe të tjera raportuan për skenat e dhunës, përfshirë hedhjen e shisheve me ujë në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi, i cili u detyrua të mbyllte seancën.

Reuters shkruan se deputetët e opozitës u përleshën me Gardën brenda Parlamentit, pas javësh tensioni për shkak të akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Balluku. Sipas agjencisë, opozitarët ndezën fishekzjarrë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat, në përpjekje për të bllokuar seancën.

Edhe Fox News raportoi për përplasjet, duke theksuar se deputetët e Partisë Demokratike ndezën fishekzjarrë të zinj dhe ndërprenë seancën, ndërsa ndërhyrja e Gardës bëri të mundur vijimin e betimit të Avokatit të ri të Popullit.

The Telegraph e përshkroi situatën si “kaos” në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës hodhën shishe uji drejt kryetarit të Kuvendit dhe u përleshën me Gardën, duke kërkuar shpjegime për dyshimet e korrupsionit ndaj qeverisë dhe Belinda Ballukut.

Ndërkohë, La Republica shkroi se opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, tentoi të pengonte qeverinë e kryeministrit Edi Rama të zinte vendet e saj, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.