E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat serbe:Vuçiç ka biseduar me serbët e Kosovës gjatë gjithë natës
Lajme

Mediat serbe:Vuçiç ka biseduar me serbët e Kosovës gjatë gjithë natës

72 orët e ardhshme, më të vështirat në 10 vitet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte (4 nentor) ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beogradit-Prishtinë, Miroslav Lajçak. Pas takimi nuk ka pasur adresim për mediat, por keto të fundit kanë arritur të zbulojnë disa detaje.

Sipas mediave serbe, Vuçiçit dhe Lajçakut iu bashkua në takim edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Takimi  vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën sërish për shkak të mosmarrëveshjeve rreth regjistrimin e automjeteve me targa serbe në Kosovë.

Nesër, më 5 nëntor, do të mbahet mbledhja e veçantë e Qeverisë së Serbisë ku për situatën në Kosovë do të flas presidenti Vuçiç. Pastaj ai do të ketë edhe takime me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, ndërsa është paralajmëruar edhe takimi me kreun e Kishës serbe.

Ndërkohë bisedimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me serbët e Kosovës zgjatën gjithë natën. Ndërsa 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit, shkruan “Blic”.

“Direkt dhe në telefon bisedimet kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm, serbët janë të indinjuar, pika e fundit ka qenë shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, për të cilin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Nuk mund ta bëjë këtë. ”, thotë nje burim per mediat serbe.

Serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa të shtunën pritet një tubim i madh në Mitrovicë ku do të zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

“Këto do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim do të qartësohet shumë”, përfundon burimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.