E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat spanjolle: Kartoni i kuq i Keidi Bares ishte i ekzagjëruar
Sport

Mediat spanjolle: Kartoni i kuq i Keidi Bares ishte i ekzagjëruar

Keidi Bare mbrëmjen e djeshme u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që ekipi i tij luante ndaj La Palmas.

Arbitrat në këtë ndeshje kanë bërë një gjykim skandaloz, duke i anuluar dy gola Malagës dhe duke e nxjerrë nga loja me karton të kuq shumë të ekzagjëruar mesfushorin shqiptar

Ai shënoi një gol, por që sipas gjyqtarëve lojtari që i pasoi Bares ishte pozicion jashtë loje.

Malaga vazhdoi të këmbëngulte në sulm duke gjetur golin e dytë, që erdhi pas një krosi të Bares, por që u anulua sërish për shak se topi kishte kaluar vijën fundore.

Të dyja vendimet ishin krejtësisht të gabuara sipas mediave spanjolle.

Gjithashtu Bare u ndëshkua me të kuq, pas dy të verdhave që të dy ishin të ekzagjëruara.

Gazeta e madhe spanjolle “AS” i ka dalë në krah Bares duke shkruar: “I anuluan një gol për pozicion të dyshimtë dhe doli nga fusha me të kuq shumë të ekzagjëruar. Në lojë ai ruajti linjën e tij duke qenë kërkues dhe i palodhur në mesfushë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.