E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meloni përgënjeshtron lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë: E pavërtetë, nuk e kam menduar asnjëherë
Lajme

Meloni përgënjeshtron lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë: E pavërtetë, nuk e kam menduar asnjëherë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera.

Sipas gazetës, Meloni është shprehur e trondit nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.

Pak ditë më parë gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.

Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën.

Lajmi u përcoll edhe nga shumë media të tjera duke u lidhur edhe me ndërtimin e Qendrave të Emigrantëve në Shqipëri.

Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.