E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Memli Krasniqi u shkon për vizitë familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit
Publik News

Memli Krasniqi u shkon për vizitë familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Gjatë takimeve në dy familjet e ish-themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre, sepse siç ka thënë ai, e tillë ishte lufta për çlirim; e drejtë, e pastër dhe fitimtare.

“Në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, për t’i takuar prindërit dhe familjarët e dy liderëve tanë që shënuan historinë e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, thuhet në postim.

“Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare”, ka thënë kreu i PDK-së

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.