E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Memorie nga një fotoreporter
Uncategorized

Memorie nga një fotoreporter

12 shtator 1998.Ne ate kohe punoja per gazeten Albania dhe rreth ores 09 e 30 ulem tek bar “Mariela”  per te pire kafen me gazetat perpaa  po u hidhja nje sy.

Kishte media ne ate kohe….ngjarjet ishin te renda pasi bera koronikat apo fotot e dites rreth ore 15 shkoj ne redaksi. Puna e zakonshme me Sokol Olldashin ne ate kohe zv kryeredaktor ne kete gazete.  Rreth ores 16 shkuam tek piceri  “Magelani” te pinim nga teke ferrnet dhe kafen pasi Koli e kishte qef ferrnetin …. Me biseda mbi letersine e poezine e pak per gazetarine …cohemi dhe shkojme ne redaksi.Une pasi nxorra disa foto nga arkivi u largova per shpi. Ne mbremje me moren ne radio dhe jo si sot tel….botuesi Ylli Rakipi  dhe me thote qe duhet te vish  urgjent ne redaksi.Ne pak minuta mberrita. Ylli ishte i i nxire ne fytyre ….Sokoli gjithashtu….Astrit Patozi nuk fliste por i mbushur me lot ne  sy dhe ai…. Çfare ka ndodhur  pyes…..Sokol Olldashi me thote ….na e vrane Azemin. Tani  duhet te shkojme ne spitalin ushtarak Feliks dhe mos fotografo pa ardhur une sepse po vjen Agim Shehu. Mberritem tek   urgjenca ne spitalin ushtarak dhe aty ishin shume njerez .  U futem brenda …eci tek dera majtas qe shkon ne salle operacioni. Ylli Rakipi me thote qe do besh foton e fundit te Azemit…zeri i dridhej dhe ishte i mbushur ne sy nga lot qe mezi i mbante ….po keshtu edhe Sokol Olldashi.Me futen ne nje dere djathtas une ne qafe pervec aparatit tim kisha dhe aparatet e dy kolegeve pasi vetem une do hyja brenda. Shoh Azemin dhe syte me mbushen …per here te pare duart nuk me benin te prekja aparatin

Nuk kishin vrare vetem Azemin…sebashku me te vrane fjalen e lire , vrane median e lire , vrane Ate qe ishte gjithmone pro lirise ….edhe brenda PD….keto mendoja aty tek shihja trupin pa jete te njeriut qe kundershtoi Ramizin e cdo kend tjeter per nje liri dhe nje demokraci. Degjoj nje nga personat aty qe me thote ….te mbaroja dhe te dilja. Me duart qe me dridheshin shkrep disa here aparatet dhe dal…..me mendjen dhe mendimin qe tashme askish nuk mund te mbroje me lirine e fjales…..bera foton e vetme dhe te fundit te njeriut qe la pergjysem endren e tij per nje demokraci ne PD dhe ne Shqiperi.
Ps: Per arsye se fotoja eshte e bere me film pra vite me pare kjo eshte foto e mare nga google dhe e botuar ne gazeten Albania te asaj kohe .
Felix Bilani
24.08.2017

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.