E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr fund pengmarrja në Elbasan, kapen autorët, lirohet adoleshent
Lajme

Merr fund pengmarrja në Elbasan, kapen autorët, lirohet adoleshent

Merr fund pengmarrja në Elbasan e ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ndonëse policia e Elbasanit deklaroi se nga veprimet hetimore nuk konfirmohej pengmarrja, burimet thanë se ditën e sotme janë arrestuar autorët dhe është liruar adoleshenti i cili ishte marrë me forcë nga një makinë. Ngjarja erdhi pas një përleshjeje mes dy grupeve adoleshentësh mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave të ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.

“Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njoftoi policia në mesnatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.