E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret peng një person në Sarandë, zbardhen dyshimet e para
Flash

Merret peng një person në Sarandë, zbardhen dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Qafë Gjashtës, në Sarandë, ku policia ka marrë informacion mbi një rast të dyshuar rrëmbimi.

Ngjarja është raportuar pak më parë dhe dyshohet se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, i cili lidhet me larje hesapesh.

Sipas informacioneve paraprake, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet F.M., i cili dyshohet se është marrë me forcë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Forcat e shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.

Aktualisht, janë identifikuar disa persona si të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, ndërkohë që autoritetet janë në kërkim të tyre, me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rrëmbimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.