Mes Donald TRUMP dhe Joe BIDEN, EVROPIANËT kërkojnë rrëzimin e presidentit aktual, dyshime për zgjedhje të lira e të ndershme
Me zgjedhjet në SHBA në më pak se një muaj larg, një sondazh nga YouGov për 7 vende evropiane, Britania, Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Danimarka dhe Suedia – tregon se njerëzit duan të shohin Joe Biden si president përballë kandidaturës së Donald Trump.
Fitorja e kandidatit democrat është një dëshirë më e fortë në Danimarkë, ku 80% duan të shohin triumfin e Joe Biden. Presidenti Trump më mirë shfaqet në Itali, por edhe këtu, vetëm 20% kërkojnë ta shofin sërish president.
Megjithatë evropianët dhe pse kanë dëshirë të fitojë Biden, nuk besojnë se një gjë e tillë do të ndodhë. Shumë prej të pyeturve shprehin dyshime rreth procesit politik në SHBA. Në të shtatë vendet, jo më shumë se 11 përqind shprehen se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme.
Evropianët janë shprehur se Donald Trump nuk ka qenë një president I mirë. Nga 61% në Itali tek 82% në Danimarkë shprehen se ai ka qenë “I tmerrshëm”. Shumica e evropianëve të pyetur në harkun kohor 15 shtator – 4 tetor shprehen se një mandate I dytë I Trump do të afektojë negativisht në vendet e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



