Mesazhi i Bujar Spahiut, rizgjedhur në krye të KMSH
Bujar Spahiu rizgjidhet kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar /
KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë…
Me rizgjedhjen e Bujar Spahiut në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar fitoi tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar, një garanci për një të ardhme evropiane të vendit…
Fjala e Kryetarit të KMSH pas rizgjedhjes:
Kam qenë dhe do jem i hapur që besimtarët të shprehin lirisht mendimin e tyre. Ju garantoj se cili prej jush do gjejë një atmosferë të të menduarit i lirë, shkëmbimit të ideve, deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët. Do të ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes besimtarëve.
KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë.
Do vijojmë të japim kontributin që na takon. Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe do bëjmë çmos që kjo qelizë të jetë e shëndetshme. Besimtarët dhe gjithë shqiptarët le të kthejnë sytë nga zoti të na udhëzojë në rrugën e drejtë.


Bujar Spahiu është zgjedhur sërish kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke marrë 82 nga 92 vota në total.

Dy kandidatët e tjerë, ishin administratori i myftinisë së Durrësit, Eduard Shefki dhe Emir Vathaj, myfti i Beratit të cilët morën nga 3 vota, ndërsa 4 të tjera rezultuan të pavlefshme.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, do të ndjek parimet më të qënësishme të kësaj feje. Do veproj të drejtën me çdo kosto që mund të vij, do të konsultohem me ekspertë për çdo vendim që do të marr” tha ndër të tjera Bujar Spahiu.
Zgjedhjet u zhvilluan mes protestave, pasi ka pretendime se është shkelur statuti, janë shantazhuar hoxhallarët dhe është uzurpuar KMSH nga organizata Gylen.
Sipas burimeve, ditën e djeshme (1 mars) Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka lënë postin e tij dhe është bërë nën/kryetar i KMSH. Ndërsa vendin e tij e ka zënë Gazment Teqja
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



