Mesi kualifikon Argjentinën!
Argjentina përmbys 3-2 ‘Faraonët’ në një ndeshje dramatike, Messi epik
Argjentina ka siguruar një kualifikim dramatik në çerekfinalet e Botërorit 2026, duke përmbysur në mënyrë spektakolare Egjiptin me rezultatin 3-2, pas një ndeshjeje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve. Kampionët në fuqi e panë veten në disavantazh 0-2 përballë një Egjipti të organizuar dhe shumë pranë një suksesi historik, por reaguan në pjesën e dytë me karakter dhe cilësi.
Lionel Messi, ndonëse humbi një penallti në pjesën e parë dhe vendosi një rekord negativ në historinë e Botërorit me dy penallti të humbura në të njëjtin edicion, u shndërrua në protagonistin kryesor të rikthimit argjentinas. Kapiteni realizoi golin e barazimit 2-2 me një goditje spektakolare dhe më herët kishte dhuruar edhe asistin për Cristian Romeron, ndërsa Enzo Fernandez vulosi përmbysjen e madhe me golin e fitores.
Për Egjiptin, kjo ishte një humbje jashtëzakonisht e dhimbshme, pasi “Faraonët” ishin vetëm pak minuta larg kualifikimit të parë historik në çerekfinalet e Kupës së Botës, por në fund u detyruan të pranonin eliminimin pas një ndeshjeje heroike.
Egjipti ka tronditur Argjentinën në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, duke kaluar në avantazh në minutën e 15-të të përballjes së vlefshme për fazën e 1/8-ave së finales së Botërorit 2026.
Mbrojtësi Yasser Ibrahim u shfaq vendimtar për përfaqësuesen afrikane, duke realizuar golin e parë të ndeshjes me një goditje të fuqishme me kokë pas një aksioni të mirë të skuadrës së tij.
Rezultati në këto momente është Argjentinë 0-1 Egjipt, me “Faraonët” që kanë surprizuar kampionët në fuqi dhe po kërkojnë një kualifikim historik drejt çerekfinaleve të Botërorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



