E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesila Doda, Rames:O Zot, sa i pavertetë je….
Sot

Mesila Doda, Rames:O Zot, sa i pavertetë je….

Me nje shënim ne faqen e saj ne FB, Doda e akuzon Ramen per plagjiature dhe i kujton se antikomunizmi nuk eshte gargare per te shpelare gojen.

Postimi i Dodes

O Zot, sa i pavertetë je….
E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet përpara, vrapove të depozitoje dhe ti një draft tjetër… i friguar se po të vidhnim një copë lavdie, ku veç lavdi nuk kish, e pastaj i paralizove të dyja propozimet…
Dje, të zuri sytë prapë e keqja që po rritet në këtë vend, ku lavdia e diktaturës po të kthehet si flakurimë fytyrës për gjithë zhgënjimet që njerëzit pësojnë e për gjithë atë që po rrit heshtur çdo ditë ndër to….
Vrapove tek ligji i medaljeve sërish, ashtu siç vrapoje tek Çështja Çame dikur e tani i ke harruar dhe emrin, ashtu si merr çdo pikë të programit tonë dhe e shet për tënden.
Don ta dish? Më vjen shumë mirë që në fund fare përfundon të bësh ato që kemi thënë ne, megjithëse me sa duket ne brenda mendjes tënde ishim armiku yt më i madh… Më vjen shumë mirë se veç talentin, mendjen e përkushtimin me sa duket nuk e vjedh dot…
Po ta them, megjithëse e di që nuk ke forca të bësh sikur e kupton. Që të bësh gjëra të mira, duhet të kesh mendje e zemër dhe të besosh… të besosh se Çështja Çame nuk është kot, e nuk është e përdorshme as për ca vota më shumë e as për të futur sherr e ndasi. Është vuajtje për ca njerez, ndaj mos u tall me ta, kur një herë bën si i përkushtuar e me pas i harron emrin.
Antikomunizmi nuk është gargarë për të shplarë gojën. Është e detyrueshme pas asaj historie dramatike të vendit të përkushtohesh në një paketë ndarje historike me të kaluarën. Po të them dhe një tjeter e nuk do të them më që ke kryer plagjaturë; mirato ligjin kundër propogandës komuniste, do i duhet këtij vendi… Por, më shumë do i duhet një njeri i vërtetë, që i ndjen dhe përkushtohet në kauzat e mëdha e dramatike të këtij vendi. Ti i përdor, por nuk di as të përkushtohesh në parime e as të ndihmosh në zgjidhje… e kjo të bën të vogel, meskin e miop.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.