Ish-deputetja Mesila Doda, ka reaguar ashpër pas letrës së publikuar nga biznesmenia Vilma Nushi, e cila e shtruar në një spital në Turqi për mjekim të specializuar, pasi është prekur nga Covid dhe ka probleme me frymëmarrjen, publikoi një letër ku mes të tjerash shkruante ‘Unë nuk do të vdes nga mallkimi yt’.
Doda në reagimin e saj teksa i uron shërim të shpejtë, i drejtohet Nushit duke i thënë se e ka vendin në burg sepse ka përvetësuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të “Check up”.
“Ti vodhe buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pate nevojë ike nga ky sistem, të cilin ti vetë kontribuove për ta lënë në mizerje. E kanë me ty shqiptarët Vilma, sepse je bashkëpunëtore në vjedhje me kryegangsterin dhe kjo vjedhje bëhet me gjakun dhe mundin e atyre qe sot s’kanë zë… Ndaj, ki delikatesën të mos flasësh më asnjë fjalë.
Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…”, shkruan mes të tjerash Mesila.
Postimi i plotë i Mesila Dodës: Një fjalë e fundit për Vilmën…
Ka marrë dhe kjo stilin e Ramës e i bie atij argumenti që i shkon për shtat…
Jo Vilma, nuk të kanë inat njerëzit, se je e pasur. Respekte për ata që punojnë e nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve. Iku dhe Avni Ponari për kurim, po nuk pipëtiu njeri, se i ka paratë e punës së tij dhe nuk mori kurrë gjysëm leku në buxhet, ndaj të gjithë i uruan shërim të shpejtë…
Ti vodhe buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pate nevojë ike nga ky sistem, të cilin ti vetë kontribuove për ta lënë në mizerje.
E kanë me ty shqiptarët Vilma, sepse je bashkëpunëtore në vjedhje me kryegangsterin dhe kjo vjedhje bëhet me gjakun dhe mundin e atyre qe sot s’kanë zë…
Ndaj, ki delikatesën të mos flasësh më asnjë fjalë.
Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…



