E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Messi dëshiron të kthehet te Barcelona
Sport

Messi dëshiron të kthehet te Barcelona

Lionel Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm në çdo skuadër ku ka marrë pjesë dhe sidomos pas Kupës së Botës ndihet shumë i plotësuar për sa i përket sukseseve në karrierë.

Viti i shkuar do të mbahet mend gjatë nga ai dhe e gjithë bota, pasi me triumfin në Kupën e Botës, ai u ul në fron bashkë me legjenda si Maradona dhe Pele.

Gjithsesi, emocionalisht ai nuk ndihet mirë në Paris. Leo prej shumë vitesh ishte mësuar me dashurinë e madhe të Barcelonës, por në Francë nuk ka gjetur atë ngrohtësi.

Kontrata e tij përfundon në verë dhe argjentinasi ende nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen. Para pak muajsh babai i “Pleshtit” u shpreh se nuk do të kthehet te Barcelona, por situata duket se ka ndryshuar.

“Radio Catalunya” raporton se Messi po e mendon seriozisht një rikthim për një “kërcim të fundit” në “Camp Nou”, nga ku u largua pa dashurinë e tifozëve dhe në një mënyrë që nuk i kishte aspak hije një legjende si ai.

Argjentinasi do të ishte gati të sakrifikonte nga paga e tij për të ndjerë edhe një herë ngrohtësinë e katalanasve dhe për të plotësuar dëshirën e tij, që të ndiejë edhe një herë dashurinë, që i mungoi kur u largua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.