E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Messi i shënon dy apo tri gola kur të ka qejf”
Sport

“Messi i shënon dy apo tri gola kur të ka qejf”

Kevin-Prince Boateng e ka pranuar se e adhuron bashkëlojtarin e tij në Barcelonë, Lionel Messin, për të cilin thotë se është i pandalshëm kur është në formë të mirë.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Ganës, Kevin-Prince Boateng, nuk ka luajtur për shumë minuta në fushë për Barcelonën, që kur u huazua në Camp Nou nga Sassuolo, në fillimin të vitit 2019.

Por, përkundër që nuk ka luajtur shumë minuta përkrah Lionel Messit, Boatengu nuk e ka asnjë dyshim që argjentinasi nuk mund të krahasohet me askënd kur vjen fjala te talenti i pastër për futboll.

“Kur luan kundër Messit, ti e sheh që ai është i fortë. Kur luan me të çdo ditë, e kupton se sa i mrekullueshme është”, ka thënë ganezi në një intervistë me DAZN.

“Kur të ka qejf, ai i shënon dy apo tri gola. Nëse ne mbesim prapa me rezultat 1:0, ai zemërohet, shënon gol dhe ne shkojmë në shtëpi me një fitore të lehtë”.

“Natyrisht, Messi është lider. Nëse e ke një lojtar në skuadër që mund ta vendosë çdo ndeshje, atëherë ai është lideri. Lioneli nuk flet shumë në zhveshtore, por kur vjen puna deri aty, ai flet. Ai është aq i fortë saqë duhet ta ndjekësh”.

Messi ka arritur t’i shënojë 46 gola dhe t’i asistojë 22 të tjera në 45 ndeshje të zhvilluara me Barcelonën këtë sezon.

Në anën tjetër, që nga janari Boatengu ka luajtur në vetëm pesë ndeshje me Barcelonën, gjatë të cilave e ka shënuar një gol.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.