Messi tek PSG, një fake news
Pak ditë më parë Neymar JR bëri një deklaratë ku shprehej i bindur se sezonin e ardhshëm do të luante në një skuadër me Leo Messi solli shumë pështjellim në media.
Prej kohësh flitet lajmet në Spanjë dhe në shumë vende të tjera japin sinjale për largimin e Messi-t nga Barcelona por skenarët janë nga më të ndryshmet.
Së fundmi është folur për një takim ndërmjet Jorge Messi dhe drejtuesve të PSG, takim është sipas mediave është zhvilluar në Katar dhe sigurisht temë diskutimi ka qenë transferimi i argjentinasit në Paris. Vetë babai i Leos me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se është totalisht një “fake news”, në një kohë kur nuk ka lëvizur nga Rosario, vendi ku banon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



