Messit i ‘thyejnë këmbët’ në Argjentinë
Nuk ka ‘paqe’ për statujën e Lionel Messit, në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, pasi mëngjesin e sotëm, ajo është gjetur sërish e shkatërruar nga sulme vandale. Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, por dyshohet të jetë një grup që ka kundërshtuar edhe më herët vendosjen e statujës së yllit argjentinas në sheshin ‘Paseo de la Gloria’.
Kjo është hera e dytë që sulmohet statuja e ngritur për nder të Messit, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në janarin e këtij viti. Mesa duket, Lionel Messi, krahas ndërhyrjeve të gabuara të kundërshtarëve, duhet të bëjë llogaritë edhe me rrëzimin e statujës, që i bëhet nga një grup vandalësh në Argjentinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



