Meta e quan Dumanin si shërbëtor politik dhe skllav i Ramës: Pse nuk e arreston për humbjen e 200 mln euro në arbitrazh?
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme, se janë në shërbim të skllavërues të Edi Ramës.
Duke iu referuar deklaratës së Dumanit se nuk e pezullon aferën e inceneratorëve me justifikimin se ka frikë se çështja humbet në arbitrazh, Meta u shpreh se nqs është kështu, ‘meqë i dhimbsen kaq shumë lekët e popullit shqiptarë, pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin’.
‘Tani a është ky një institucion i pavarur ç’punë ke ti, a është e paligjshme a është e parregullt, ti vepro faturën ta marrë Edi Rama. Ai bën politikë. Si puna me Arben Ahmetajn kur doli dhe tha 500 gjëra, prisni tha se ka surpriza për Arben Ahmetajn dhe doli ajo e bukës dhe aty prap ishte Erion Veliaj, nuk ishte Arben Ahmetaj’, u shpreh Meta.
Meta: Prokurorët e SPAK janë totalisht të varur dhe të kapur për zvergu nga Edi Rama. Dhe përdoren nga Edi Rama për të sakrifikuar njerëz të Edi Ramës që nuk i duhet më në oborrin e tij dhe për të prodhur statistika që të thonë që janë dënuar gjatë kësaj kohe kaq edhe aq, ndërkohë që bizneset e tyre vazhdojnë, PPP-të vazhdojnë, inceneratorët vazhdojnë. Po çfarë SPAK-u është ky more zotëri. Nuk e ndërpres inceneratorin thotë Dumani sepse kam hall se nesër në arbitrazh humbet.
Po kur ty të dhimbsen kaq shumë lekët e popullit shqiptarë, pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin. Dhe është e provuar në gjykatë me sms-të e tyre, janë presionet e tyre të faktuara që e kanë shkaktuar këtë dëm.
Po mir ti e paske merak shumë punën e inceneratorit dhe të arbitrazhit po si nuk e paska Edi Rama e paske më shumë ti se ai që prish kontratat e Portit të Durrësit dhe qindra milionë euro të tjera do t’i marrin kompanitë gjermane dhe të gjitha kompanitë e tjera.
Tani a është ky një institucion i pavarur ç’punë ke ti, a është e paligjshme a është e parregullt, ti vepro faturën ta marrë Edi Rama.
Ai bën politikë. Si puna me Arben Ahmetajn kur doli dhe tha 500 gjëra, prisni tha se ka surpriza për Arben Ahmetajn dhe doli ajo e bukës dhe aty prap ishte Erion Veliaj, nuk ishte Arben Ahmetaj.
Ishte një mesazh për Arben Ahmetajn që ta bënte bashkëpunëtor. Është në shërbim skllavërues ndaj Ramës.
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë përsa i përket marrëdhënies së tij me Monika Kryemadhin.
Pyetjes së Pekës, se si mund të bindi anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij, Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.
‘Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta’, u shpreh Meta.
Biseda në studio:
Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?
Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.
I pyetur nga gazetari Çim Peka se, nëse mendoni se është e pafajshme, pse po kërkoni divorcin, Meta ka dhënë arsyet e tij se pse ka shkuar tek ky vendim.
‘E para, unë e mendoj se është e pafajshme.
E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit, më ka thënë se, kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet.
E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandate është një krim për popullin shqiptar.
Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon.
Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.
Pas zgjedhjes time të sforcuar si president, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën.
Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës.
Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon.
Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



