E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta e quan korrupsionin e  Veliajt më të dëmshëm  se tërmeti i 2019: Koha për shkundje!
Lajme

Meta e quan korrupsionin e Veliajt më të dëmshëm se tërmeti i 2019: Koha për shkundje!

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Kombinatit, ndërsa shprehet se dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

“Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës”, shprehet Meta.

Postimi nga Ilir Meta

Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.