E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta nga Devolli: Të heqim monizmin absolut që ka sjellë korrupsion absolut!
Politikë

Meta nga Devolli: Të heqim monizmin absolut që ka sjellë korrupsion absolut!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Devollit në zgjedhjet e 14 majit.

Meta ka deklaruar nga atje se është “koha për ndëshkimin e merituar” për qeverinë që është kthyer sipas tij në “monizëm që ka sjellë korrupsion, sidomos në pushtetin vendor”.

“Unë kam patur fatin të mësoj shumë nga Dritëro Agolli që ngriti punën e devollinjve n piedestalet më të larta. Sot është fatkeqësi e madhe që këto toka të rrinë pa punuar apo se si fermerët presin pemët pasi prodhimet e tyre kanë dështuar dhe nuk kanë mbështetje nga kjo qeveri. Është koha për një ndëshkim të merituar.
Ne e dimë se si i mbështet Maqedonia fermerët. Është koha për t’i dhënë fund shpopullimit dhe për të nderuar njerëzit punëtorë dhe të heqim këtë monizëm absolut që ka sjellë korrupsion absolut. Jo vetëm do e shpëtojmë bashkinë e Devollit nga falimentimi, por përkundrazi do e rimëkëmbë atë dhe me këtë komunitet do i japë Devollit perspektivën e merituar. Paratë që shkojnë për shokët e Ramës në kërkim për inceneratorët do kthehen në transport publik falas për Tiranën. Devollinjtë në Durrës të votojnë për Igli Carën që paratë të mos shkojnë për incneratorët”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.