Meta nuk i ndahet Dumanit edhe SPAK: Do e bëj shembull në gjithë botën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërcënuar sërish me një gjuhë mafioze Altin Dumanin dhe SPAK-un.

Meta u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar se SPAK-u të harrojë se mund të sjellë rrotull Partinë e Lirisë pasi do ta bëjë shembull në të gjithë botën.

“Për SPAK tarallakun kam këtë mesazh Ilir Meta është këtu do jetë gjithmonë këtu kam qenë edhe në 92 në kohën e madhërishmit kur e thërrësnin çdo javë për të ikur për tu larguar jashtë vendit që mos të arrestohej. Përgjigja ime ishte pse të prisni një javë ja ku më keni dhe madhëria ju falenderon me kënaqësi.

SPAK-u torollaku të hetojë kë të dojë Ilir Metën e cilin Metë të dojë , SPAK-u torollaku duhet të kuptojë se nuk mundet kurrsesi të përdorë njerëz të dobët në PL si dhe mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e të tjerë dhe ti përdorë kundër PL-së dhe Ilir Metës.

PL që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAK-u torollaku ta sjellë rrotull.

E bën shembull në gjithë botën”, tha Meta ndër të tjera.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideroi bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi se përfaqësuese e mendimit ndryshe në Parti.

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ekzekutojmë fenomenin sepse nuk mund të jetë më biznes familjar. Këtu kemi shumë raste të nepotizmit. Nepotizmi në Lezhë z.Viktor. Na e la targën ai dhe do pendohet shumë shpejt sepse i ka humbur nuhatja.

Na mori edhe këshilltaren, por ajo është grua me integritet dhe do të kthehet shumë shpejt. Si do t’i realizojmë pesë prioritetet madhore që nuk dëgjova asnjë fjalë nga përfaqësuesja e mendimit ndryshe në parti.

Si do t’i ndjekim 3 miliardë euro në vit përveç atyre që ikin nga hajdutëritë e Erion Velisë dhe Edi Ramës dhe bandës së tyre nëse ne nuk çrrënjosim nepotizmin në Dogana dhe Tatime. Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje”, tha midis të tjerash

Publikuar nga Publik Media