Meta për Portin e Durrësit: Rama po grabit pronën strategjike
Ai justifikohet me punësimin e 12 mijë qytetarëve, i njëjti mashtrim si hapja e 300 mijë vendeve të punës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili thotë se me projektin e Portit të Durrësit, do të hapen 12 mijë vende të reja pune.
Meta ka publikuar një mesazh në Facebook nga konferenca për mediat, ku thekson se ky mashtrim i njëjtë me premtimin e Ramës se do të hapte 300 mijë vende pune.
Ish-Presidenti thotë se Rama po tenton të grabisë pronën më strategjike të Shqipërisë dhe po nxit shpopullimin.
Postimi i Ilir Metës:
Një kryeministër që po tenton grabitjen e pronës më strategjike të Shqipërisë dhe që nxit shpopullimin, nuk ka në fokus punësimin e shqiptarëve. Justifikimi i tij për krijimin e 12 mijë vendeve të punës është i njëjtë si mashtrimi i tij i pacipë për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



