“Meta” po mendon për shkarkime të punonjësve
Krizës që ka prekur kompanitë më të mëdha të botës, duket se nuk ka mundur t’i rezistojë as “Meta”.
Sipas një artikulli të “Financial Times”, Meta po përgatit shkurtime të punonjësve, ndërsa ka pasur edhe paqartësi përsa i përket buxheteve.
Shkrutimet pritet të ndodhin rreth muajit mars, por nuk dihet se sa punonjës do të preken.
Në artikull thuhet se punonjësit nuk janë të qartë për këtë situatë, ndonëse kanë vërejtur se nuk po bëhet shumë punë.
Disa buxhete që normalisht do të finalizoheshin deri në fund të vitit ende nuk janë finalizuar dhe vendimet që zakonisht do të duheshin ditë për t’u nënshkruar, tani në disa raste zgjasin një muaj.
“Meta” nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime, ndërsa në fillim të muajit Mark Zuckerberg deklaroi se kompania do të ishte më proaktive për shkurtimin e punonjësve me prioritet dhe performancë të ulët.
Ndërkohë, kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, “Meta” pushoi nga puna 11,000 punonjës , ose rreth 13% të fuqisë punëtore të saj globale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



