E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta publikon komentin epik
Politikë

Meta publikon komentin epik

Presidenti Ilir Meta nuk i është ndarë as kësaj të diele të nxehtë, debatit politik mbi votimin e 30 Qershorit. Sa me humor, sa me ironi, Meta i ka thirrur në një “takim” qytetarët në Fb që të japin”një shpjegim shkencor” sesi u shumuan votat në kutitë e votimit të PS.

Meta shkruan: “Të dashur miq! Duke ju uruar një të diel sa më relaksuese e çlodhëse, ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”
Nuk ka vonuar mesazhi i parë nga një qytetar, që i ka gjetur “përgjigjen” kësaj pikëpyetjeje: “Kanë bërë seks votat me njera-tjetrën brenda kutive të votimit dhe janë shumuar”, shkruan komentuesi, mesazh që Presidenti e ka publikuar pa asnjë hezitim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.