E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mijëra raste të reja dhe 41 viktima, Italia shënon rritje të shifrave nga Covid-19
Lajme

Mijëra raste të reja dhe 41 viktima, Italia shënon rritje të shifrave nga Covid-19

Italia vijon të regjistrojë rritje të shifrave nga Covid-19, përsa i përket viktimave dhe rasteve të reja në 24 orë.

Siç raporton Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5901 infektime të reja dhe 41 të vdekur.

Kujtojmë se një ditë më parë, shteti fqinj regjistroi 4609 infektime të reja dhe 39 të vdekur.

Rritje kanë pësuar edhe shtrimet në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit 255 qytetarë janë shtruar në spitale, 62 prej të cilëve në terapi intensive.

Rritje shifrash ka në rajonet e Lombardisë me 1080 raste dhe Piemonte me 585 raste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.