E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mikrokreditë/ Miliona abuzive, gjykata rrëzon kamatë-vonesat e fryra të “Tranzit”
Lajme

Mikrokreditë/ Miliona abuzive, gjykata rrëzon kamatë-vonesat e fryra të “Tranzit”

Bashkim I., një 57-vjeçar nga Tirana, mori në vitin 2018 një hua financiare tek kompania e mikrokreditit, “Kredi Finance”, në shumën 200 mijë lekë.Pak kohë më vonë, ai u gjend në pamundësi financiare dhe emri i tij u përfshi në listën e “kreditorëve të këqinj”, që “Kredo Finance” ia shiti një tjetër shoqërie mikrokrediti, “Tranzit”.Marrëveshja për “cedimin e kredive” mes “Kredi Finance” dhe “Tranzit” u nënshkrua në Tetor të vitit 2023.Pasi mori në dorëzim këtë listë, “Tranzit” i drejtohet Gjykatës së Tiranës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për pagimin e detyrueshëm të pagesës nga subjektet debitore.

Gjykata e Tiranës, pasi mori në shqyrtim kërkesën e “Tranzit” konstatoi se vlera e kamatë vonesës ishte shumë e ekzagjeruar.Në vendimin e parë , gjykata shprehet se “Detyrimi i pretenduar sipas zërave përkatës…nuk bazohet në logjikë ekonomike. Evidentohet se zëri “penalitete” është kusht kontraktor i pavlefshëm, pasi sjell humbje ose dëmtim të shpërpjestuar të palës kontraktuese, në kushtet kur kjo vlerë përafrohet me vlerën e principalit të detyrimit”.

Sipas gjykatës, “ky kërkim e vendos kredimarrësin në pozita të pafavorshme e që nuk janë rrjedhojë e një situate risku kontraktor normal”.Në përfundim, në 2 Tetor 2024, Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për detyrimin e papaguar nga Bashkim I., por ka refuzuar kërkesën e “Tranzit” për pagesën e kamatave të ekzagjeruara.

Ky është një nga të paktën 5 vendimeve të ngjashme që ka marrë Gjykata e Tiranës vetëm për javët e fundit.Në një vendim tjetër, të miratuar në javën e fundit të shtatorit, gjykata e kryeqytetit ka refuzuar kamatë-vonesat e ekzagjeruara të kërkuara nga “Tranzit” për vonesat e një zonje nga Berati, e cila më herët kishin marrë një hua financiare në shumë 160 mijë lekë dhe tashmë i kërkohej detyrimi prej 302 mijë lekë të reja.

Edhe në këtë rast, gjykata e Tiranës vlerësoi se “…ky kërkim e vendos kredimarrësin në pozita të pafavorshme e që nuk janë rrjedhojë e një situate risku kontraktor normal. Në konkluzion, në kushtet kur ky kërkim rezulton i pabazuar, kjo kërkesë duhet rrëzuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.