E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miku i Putinit denoncon “luftën vëllavrasëse”
Lajme

Miku i Putinit denoncon “luftën vëllavrasëse”

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ka qenë një nga personazhet e njohur perëndimor më të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë dekadës së fundit.

Ishte viti 2013 kur ylli i kinemasë vendosi që të bëhej shtetas rus, për të shmangur taksat në shtetin e tij, Francë.

“Unë e dua shumë presidentin tuaj, Vladimir Putin, dhe kjo është e ndërsjellë”, shkruante Depardieu në një letër drejtuar televizionit rus në atë kohë. Po atë vit, Putin i dha Gerard nënshtetësinë ruse në një darkë speciale.

Madje edhe kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po rriteshin këto muajt e fundit, aktori i famshëm u shfaq në një televizion francez duke thënë: “Lëreni Vladimirin të qetë”.

Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar, pasi Depardieu ka ndërmarrë një hap befasues drejt prishjes së asaj miqësie të dashur. Gjatë një interviste me “Agence France-Presse”, ylli i kinemasë ka denoncuar luftën në Ukrainë.

“Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë vende vëllezër”, tha Depardieu, duke shtuar: “Unë jam kundër kësaj lufte vëllavrasëse. Unë them ‘lini armët dhe negocioni’”.

Por pavarësisht këtyre komenteve, opinioni i ukrainasve për aktorin e famshëm, ka gjasa të mos ndryshojnë. Në vitin 2015, qeveria ukrainase e përfshiu Depardieu në një listë figurash kulturore që përbënin kërcënim për sigurinë e vendit.

Madje mediat ukrainase e lidhën vendimin me komentet që Depardieu kishte bërë duke vënë në dyshim pavarësinë e Ukrainës. Në vitin 2014, në festivalin e filmit Baltic Pearl në Letoni, Depardieu u tha gazetarëve se ai e donte Rusinë dhe “Ukrainën, e cila është pjesë e Rusisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.