Milani feston fitoren e tretë radhazi
PSG “shkatërroi” Marseille në Ligue 1, ndërsa Milani arriti një fitore të madhe përballë Atalantës në Serie A. Klasikja e Ligue 1 u transmetua në SuperSport 2 dhe dhuroi emocione të forta.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por PSG goditi në momentin e duhur. Leo Messi dhuroi asist për Kylian Mbappe dhe ky i fundit kaloi skuadrën në avantazh (25’).
Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Mbappe i ktheu reston argjentinasit, i cili dyfishoi për PSG-në. Goli i tretë ishte fantastik.
Messi dhuroi një super asist për Mbappe. Ky i fundit tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme. Me fitoren e sotme, PSG e dërgoi në tetë pikë diferencën me Marseille.
Mbappe barazoi Edinson Cavanin si goleadorin më të mirë të historisë së klubit me 200 gola. Ylli francez e arriti këtë shifër për 246 ndeshje, ndryshe nga “El Matador” të cilit iu deshën 301 ndeshje.
Milani triumfoi 2-0 ndaj Atalantës, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Serie A për kuqezinjtë, të cilët mbërrijnë Interin në vendin e dytë.
Sfida u zhbllokua nga autogoli i portierit Juan Musso në minutën e 25’. Golin e qetësisë për Milanin e realizoi Junior Messias katër minuta përpara fundit të takimit. Berat Gjimshiti e luajti të plotë takimin për Atalantën.
Zlatan Ibrahimovic u fut në fushë në pjesën e dytë, duke bërë rikthimin e madh. 41 vjeç e 146 ditë, bomberi suedez u kthye në lojtarin më të vjetër që luan me Milanin në Serie A.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



