E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Milano “vishet” zikaltër, 350 mijë tifozët e “djegin” për titullin e 20-të (VIDEO)
Lajme

Milano “vishet” zikaltër, 350 mijë tifozët e “djegin” për titullin e 20-të (VIDEO)

Nuk kishte mënyrë më të bukur për të festuar me tifozët se sa një sukses i pastër 2-0 përballë Torinos. Pas homazhit të bërë nga tifozët në “San Siro”, rreth orës 16:00 dy autobusë të hapur nisën udhëtimin për në “Duomo”. Nga trajneri Inzaghi, të lojtarët, të gjithë ishin në delir për këtë titull unik, i 20 në histori. Sipas mediave italiane, rreth 350 mijë tifozë ishin të pranishëm në festën e titullin, nga ku rreth 100 mijë prej tyre ishin të pranishëm vetëm në sheshin kryesor të Milanos. Sigurisht nuk munguan thumbimet për rivalët e tyre të përjetshëm, Milanit. Barella dhe Dimarco ishin dy nga personazhet kryesorë në festën zikaltër, ku nga ballkoni bën dhe përshëndetjen e radhës për tifozët:

“Këta njerëz më dhurojnë emocione”, u shpreh Dimarco. “Faleminderit djem, faleminderit të gjithëve. Keni qenë të rëndësishëm për ne, ky titull është edhe i juaji, keni qenë lojtari i 12-të për ne. Sot është dita për të festuar, askush nuk do të flejë”, theksoi kapiteni Martinez. Më pas ishte radha i Barella-s: “Djalli po gatuan”, me këto fjalë Barella i kaloi stafetën trajnerit Inzaghi për të përshëndetur tifozët: “Më në fund jemi këtu duke festuar, pas falënderimeve në derbi, më duhet të them se e gjitha është merita e këtyre djemve fantastik, por titulli është edhe i juaji. Përqafohuni dhe festoni. Tani të gjithë së bashku: “Kampionët e Italisë jemi ne”, theksoi Inzaghi duke bërë që turma të shpërthente në festë. Nga Marotta tek Ausilios, festës iu bashkuan edhe drejtuesit e klubit, por mungoi presidenti Zhang, i cili më anë të një statusi në rrjetet sociale, i bëri thirrje tifozëve: “Sot më shumë se kurrë, festoni”, shkruan Zhang.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.