E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miliarderi rus bën thirrje për paqe: E gjithë bota dhe Rusia s’do jenë më njësoj pas konfliktit
Lajme

Miliarderi rus bën thirrje për paqe: E gjithë bota dhe Rusia s’do jenë më njësoj pas konfliktit

Miliarderi rus Oleg Deripaska ka bërë thirrje në Telegram që të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur paqja në Ukrainë.

Oleg Deripaksa Vladimir Putin

Pas një fjalimi të historianit izraelit Yuval Noah Harari rreth pushtimit rus të Ukrainës, ai ra dakord me Hararin duke thënë se “ne kemi nevojë për paqe”.

Deripaska, i cili themeloi disa nga kompanitë më të mëdha industriale të Rusisë, shtoi se “e gjithë bota, po ashtu edhe Rusia do të jenë ndryshe” pas konfliktit.

Kur presidenti Putin erdhi në pushtet, Oleg Deripaksa ishte jashtëzakonisht i pasur.

Pasuria e tij arrinte kishte një vlerë rreth 28 miliardë dollarë, por tani mendohet se vlen vetëm 3 miliardë dollarë.

Sipas SHBA, ai është i përfshirë në pastrim parash, ryshfet, zhvatje dhe shantazh dhe u akuzua se kishte “urdhëruar vrasjen e një biznesmeni dhe kishte lidhje me një grup rus të krimit të organizuar”. Por biznesmeni i mohon akuzat.

Ai themeloi kompaninë e energjisë së gjelbër dhe metaleve, En+ Group, e cila është e listuar në bursën e Londrës, por ai zvogëloi aksionet e tij nën 50% kur iu nënshtrua sanksioneve të SHBA-ve në vitin 2018.

Në atë kohë, një nga kompanitë e Deripaska, Basic Element lëshoi një deklaratë duke i konsideruar sanksionet “të pabaza, qesharake dhe absurde”.

Ai zotëron një jaht dhe një pronë të madhe të stilit arkitekturor “Arti Deco”, Hamstone House në Weybridge, Surrey, të cilën është përpjekur ta shesë për 18 milionë paund që kur marrëdhëniet anglo-ruse u përkeqësuan pas helmimit të Sergei and Yulia Skripal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.