E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla përgëzon AMP për vënien para drejtësisë  të pesë punonjësve të Policisë së Shtetit
Politikë

Ministri Balla përgëzon AMP për vënien para drejtësisë të pesë punonjësve të Policisë së Shtetit

 

Ministri Balla ka përgëzuar  AMP për vënien para drejtësisë të pesë punonjësve të Policisë së Shtetit duke theksuar se po shkëpusim lidhjet e krimit me policët e korruptuar.

Shënimi i ministrit Balla në FB:

E vura disa herë në dukje sot në komisionet parlamentare, ndërsa prezantova Projektligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, se policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm. Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.