E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Mbrojtjes flet për atentatin ndaj kryeministrit sllovak : Robert Fico është në operacion, po lufton për jetën
Lajme

Ministri i Mbrojtjes flet për atentatin ndaj kryeministrit sllovak : Robert Fico është në operacion, po lufton për jetën

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është e rëndë. Ministri i Mbrojtjes i këtij vendi ka deklaruar se “ai është në operacion dhe po lufton për jetën”.

robert fico

Ministri Robert Kalinak  tha se shëndeti i tij është “me të vërtetë serioz” – dhe “situata është e keqe”.

Robert Fico u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u plagos rëndë të mërkurën në përfundim të një tubimi politik, një tentativë për ta vrarë atë, që ka tronditur vendin e vogël dhe ka bërë jehonë të gjithë Evropën.

Udhëheqësi 59-vjeçar pro-rus, njoftohet se është në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm tha se udhëheqësi sllovak ishte në rrezik për jetën dhe ndodhej në sallën e operacionit. Ai tha se organet e rendit dyshojnë se kryeministri u qëllua për arsye politike me pesë të shtëna.

Sulmi ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Presidentja e Sllovakisë tha se është ndaluar një i dyshuar për sulmin. Fico u dërgua në spital me helikopter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.