E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri serb: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e papranueshme
Lajme

Ministri serb: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e papranueshme

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një bisedë me Janosh Babiçin, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se “kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është e papranueshme”.

“Ministri Daçiç ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e “të ashtuquajturës” Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare “që treguan mirëkuptim” për qëndrimet e Serbisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Në të shtohet se “Daçiç e uroi Babiçin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet. Ai ka theksuar se “Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave” të kësaj organizate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.